Alma Lama i thotë lamtumirë Kosovës, ambasadore në Romë
Deputetja e LDK-së, Alma Lama ka folur për herë të fundit në sallën e Kuvendit të Kosovës si deputete.
Ajo është emëruar ambasadore e Kosovës në Romë dhe i falënderoi qytetarët që i mundësuan të jetë pjesë e këtij parlamenti.
“Ndihem e respektuar dhe privilegjuar që pata mundësi të hyjë në këtë sallë, që për mua është e shenjtë. Ndihem e nderuar që pata mundësi të punoj për shtetin Kosovës. Asnjëherë s’kam bërë llogari në rrugëtimin tim politik. Përmbajtja e këtij rrugëtimi s’ka qenë kurrë politikë ditore. Jam munduar të bëj më të mirën, të bëhem zëri i atyre që nuk kanë zë, për konsolidimin e shtetit të Kosovës. Jam ngritur kundër instalimit të ideve primitive në shoqëri. Përgjatë gjatë këtij rrugëtimi politik dhe i shkurtër jam sfiduar shpesh në aspektin sigurisë dhe moralit dhe në raport me origjinën time të lindjes. Dua t’i siguroj përkrahësit e mi edhe pse jam lënduar shpesh nuk mund të ma lëkundin dashurinë time për Kosovën dhe idealizim për të cilin kam ardhur këtu. Së shpejti do të nis një rrugë të re po kaq të rëndësishme për Kosovën. Me bën nder detyra ndaj Kosovës me bënë nder besimi. Vetëm Kosova do të jetë prioritet i imi i parë”, tha Lama.