Alma Lama nuk është më ambasadore e Kosovës në Itali

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, shkarkohet nga detyra para afatit të mbarimit të mandatit të saj si diplomate.

Ndërprerja e detyrës është bërë pak ditë më parë dhe pritet të bëhet publik emri i ri i Ambasadorit të Kosovës në Romë.

Deri tani nuk ka ardhur ende motiv nga Ministria e Jashtme e Kosovës për largimin e diplomates Alma Lama, fakt ky që rezulton i pa precedent në diplomacinë kosovare.

Gjatë kësaj dite, ish-ambasadori i Kosovës ka reaguar ndaj këtij vendimi duke e komentuar si një “hakmarrje primitive politike me pasoja e dëme për shtetin e Kosovës”.

Më tej ish-diplomatja Lama bën me dije se të martën me 16 korrik 2019 ishte parashikuar raportimi i saj në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit të Kosovës, takim ky që është shtyrë për sezonin e vjeshtës.

“Një sjellje jo serioze, bojkot dhe frikë e deputetve për tu përballuar me të vërtetën”, ka komentuar në rrjetet sociale ish-ambasadorja Lama.

“Niveli i detyrës duhet të detyrojë këta deputetë, shkruan ajo, për të raportuar për ministrin e Jashtëm të Kosovës për sa i përket ngjarjeve ashtu si unë”.

“Sa per mua, thjeshte desha tia bej edhe nje sherbim tjeter shtetit te Kosoves, perndryshe platformat per te thene te verteten jane te pafund. Dhe tashme une jam nje qytetare e lire, pa asnje funksion publik qe kam mundesi ta mbroj veten nga sulmet e paskrupullta, shpifjet e neveritshme qe mu bene gjate gjithe kohes qe isha ne detyre, per interesa meskine e ne kundershtim me cdo etike institucionale e shteterore”.

Vendimi për shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Romë u nënshkrua nga Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli në dhjetor të vitit 2018, por de facto ajo vazhdoi punë deri më 30 qershor 2019.

Deri më tani nuk janë zardhur motivet e këtij vendim të pa precedent.

SHKARKO APP