Ambasada amerikane: Kosova nuk përfiton nga rritja e taksave
Qeveria e Kosovës ka njoftuar ditë më parë për vendosjen e tarifave prej 10 përqind në importet e Serbisë dhe Bosnjës.
Zyrtarja në ambasadën e SHBA në Prishtinë, Colleen Hyland u shpreh se Kosova nuk përfiton nga rritja e detyrimeve për anëtarët e CEFTA-s.
“Kosova nuk përfiton nga rritja e detyrimeve ndaj anëtarëve të tjerë të CEFTA-s. Vetëm krijon pasiguri për bizneset dhe jostabilitet ekonomik. Më mirë është që të bëhet më shumë përpjekje për të siguruar një të ardhme më të frytshme përmes dialogut”, u shpreh Hyland.