Ambasada amerikane në Kosovë, jep mesazh për qeverinë ”Kurti 3”
Ambasada Amerikane në Kosovë, thotë se mirëpret konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re. Ambasada thotë se pret të punojë me qeverinë e re në çështjen e paqes, stabilitetit e përparimit ekonomik. ”Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe përparimin ekonomik të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.
KOHA JONË SONDAZH

