Ambasada amerikane në Kosovë thirrje qytetarëve të saj: Kujdes gjatë Pashkëve!

Pas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cika i bëri thirrje qytetarëve të saj të bëjnë kujdes gjatë festës së Pashkëve, të njëjtën thirrje ka bërë edhe ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, përmes faqes zyrtare, ka këshilluar qytetarët amerikanë të kenë kujdes të veçantë gjatë pushimeve të ardhshme fetare (Festën e Pashkëve) dhe gjatë pjesëmarrjes në festivale apo ngjarje të caktuara.

“Terroristët në rajon kanë kërkuar më parë për të sulmuar objektiva të ndjeshme, përfshirë kishat dhe vende të tjera të adhurimit, qendrat për këmbësorë, arenat sportive, sallat e koncerteve, dhe tubimet publike”, thuhet në thirrjen e Ambasadës amerikane.

Në këtë drejtim, Ambasada amerikane në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të rishikojnë planet e tyre personale të sigurisë.

“Jeni të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj, përfshirë ngjarjet lokale dhe monitoroni lajmet e mediave vendore. Mbani nivel të lartë të vigjilencës dhe ndërmerrni hapa të duhur për të rritur sigurinë tuaj personale. Në rast se një sulm terrorist ndodh në qytetin tonë, ose kur ju jeni duke udhëtuar, qytetarët amerikanë duhet të: Ndiqni udhëzimet e personelit lokal të zbatimit të ligjit dhe të shërbimeve emergjente; Monitoroni informacionet rreth sigurisë në faqen e internetit të Ambasadës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

SHKARKO APP