Ambasada amerikane në Prishtinë: Lërini dallimet mënjanë – punoni për qytetarët

Ambasada amerikane në Prishtinë, u bëri thirrje të hënën udhëheqësve vendas e rajonalë që t’i lënë mënjanë dallimet politike dhe të përqendrohen në nevojat e qytetarëve.

“Viruset nuk njohin kufij. Tani nuk është koha që dallimet politike vendore dhe rajonale të mos lejojnë që të ndihmojmë njëri-tjetrin në këtë kohë të nevojës kolektive”, thuhet në një deklaratë të ambasadës amerikane në Prishtinë.

Deklarata citon presidentin Donald Trump të ketë thënë se “duhet ta lëmë politikën mënjanë, ta ndërpresim mendjengushtësinë, dhe të bashkohemi të gjithë si një komb dhe një familje. E ardhmja jonë mbetet më e ndritshme sesa mund të imagjinohet. Duke vepruar me dhembshuri dhe dashuri, ne do të shërojmë të sëmurët, do të kujdesemi për ata në nevojë, do t’i ndihmojmë bashkëqytetarët tanë dhe do të dalim nga kjo sfidë më të fortë dhe më të unifikuar se kurrë më parë. ”

Ambasada u bën thirrje të gjithë udhëheqësve lokal dhe atyre në rajon “që t’i lënë mënjanë dallimet politike dhe të përqendrohen në nevojat e qytetarëve të tyre. Puna e përbashkët dhe mbështetja për njëri-tjetrin është përgjigjja ndaj kësaj sfide”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Prishtinë.

/VOA/

SHKARKO APP