Ambasada amerikane për vendimin e Kushtetueses: Mirëpresim thirrjet për respektimin e saj

Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për masë pezulluese deri më 29 maj ndaj dekretit të presidentit Thaçi për propozimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Përmes një postimi në Tëitter ambasada shkruan se e ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se kjo është tregues i funksionimit të sundimit të ligjit.

Ambasada ndër të tjera ka mbështetur edhe qëndrimet e liderëve politikë, të cilët u shprehën se do ta respektojnë këtë vendim të Kushtetueses.

Njoftimi i plotë:

Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese për të lejuar kohë për diskutime tregon për funksionimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Ne po ashtu mirëpresim thirrjet e liderëve politikë dhe institucional për të respektuar Gjykatën dhe proceset e saja.

SHKARKO APP