Ambasada britanike i përgjigjet Vuçiç për flamurin shqiptar
Ambasada e Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës i ka kthyer përgjigje presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, i cili kishte kërkuar sot llogari nga ambasadori britanik, Nicholas Abott, rreth fotografisë në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku në prapavijë shihej flamuri kuq e zi.
Nga kjo ambasadë thonë se mënyra e organizimit të zyrës është çështje e palëve të cilave u shkojnë në takime, ndërkohë detyrë e ambasadës është që të bashkëpunojë më faktorët kryesorë politik në Kosovë.
“Një fotografi e publikuar së voni e ambasadorit në takim me njërin nga udhëheqësit politik të Kosovës ka tërhequr vëmendjen e rajonit. Është detyrë e ambasadës që të bashkëpunojë me akterët kryesorë politikë. Kur veprojnë në kuadër të partisë, bashkëbiseduesit tanë janë të lirë që të zgjedhin se si do t’i organizojnë zyrat e tyre”, thuhet në një reagim në twitter të kësaj ambasade.
A recent photo of the Ambassador meeting one of the political leaders in Kosovo has attracted attention regionally. It is the Embassy’s job to engage with leading political actors in Kosovo. We did not choose how our interlocutor, acting in a party capacity, arranged his rooms.
— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) October 16, 2019
Vuçiq në llogarinë e tij në twitter e kishte pyetur ambasadorin Abott se në zgjedhjet e cilit shtet kishte fituar Albin Kurti.
Kreu i Serbisë kishte thënë se do t’i shtronte pyetjet derisa të merr përgjigje nga Ambasadori.
“Pyetja ime për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka fituar Kurti, në çfarë shteti? Dhe flamuri që i qëndroni përballë cilit shtet i takon, shkëlqesia juaj? Unë do të vazhdoj t’iu pyes derisa të marr një përgjigje për këto pyetje”, kishte shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Twitter./GazetaExpress/