Ambasada Ruse: Kjo është deklarata e saktë e Lavrov për Kosovën

Ambasada Ruse në Tiranë ka shpërndarë për mediat deklaratën e bërë dje nga Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov për tensionet e ditëve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ambasada shprehet se “sot në mediat shqiptare janë publikuar disa komente të Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov, të cilat janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe e shtrembërojnë mesazhin e tij lidhur me trenin Beograd-Mitrovicë”.

Për këtë qëllim, Ambasada ka ripërcjellë për mediat mesazhin e kryediplomatit rus në konferencën e mbajtur në Moskë.

Sergeoi Lavrov: “Për sa i përket situatës me trenin… mund të them vetëm një gjë: Bashkimi Evropian duhet ta zbusë këtë situatë dhe ta sigurojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësim të Brukselit, të cilat parashikojnë, së pari, që të mos cenohet liria e lëvizjes së njerëzve dhe, e dyta, që në veri të Kosovës, aty ku jeton popullsia serbe, të mos jenë të pranishme struktura shqiptare të sigurisë”.

SHKARKO APP