Ambasadori amerikan në Kosovë: S’kam pse kërkoj falje
“Më vjen mirë që jetoj në një vend si Kosova, ku liria e fjalës sigurohet me Kushtetutë. Nuk kërkoj falje për mbështetjen e drejtësisë dhe nuk përkrah asnjëherë gazin lotsjellës dhe dhunën në Kuvend”.
Kështu është shprehur ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie, në tryezën “Lufta kundër korrupsionit politik: Sfidat në funksion të reformave të ardhshme”.
“Unë besoj se korrupsioni është problem madhor dhe gjymton moralin e qytetarëve. Korrupsioni gërryen të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Prokurorët dhe gjyqtarët duhet të punojnë shumë që të fitojnë besimin e qytetarëve”, shtoi Delawie.