Ambasadori amerikan në Kosovë: U parandalua antentati terrorist ndaj Izraelit në Shkodër

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie ka vlerësuar punën e autoriteteve në Prishtinë për të parandaluar sulmin terrorist gjatë ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Elementi më mbresëlënës në këtë tregim ka të bëjë me atë që ndodhi në nëntor në ndeshjen e futbollit ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë – që fillimisht ishte menduar të luhej në Shkodër, por u bart në Elbasan. Si rezultat i veprimeve të Policisë së Kosovës dhe agjencive qeveritare të Kosovës, komploti terrorist u prish plotësisht. Ka pasur gjasa që të ketë shumë viktima nga ai sulm. Më bëri përshtypje që Izraeli e mundi Shqipërinë 3:0, por të gjithë ishin fitues, sepse të gjithë shkuan gjallë në shtëpi. Kjo ndodhi për shkak të veprimeve që zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe partnerët e tyre në rajon i ndërmorën për t’i mbrojtur ato jetë’’, tha Delaëie në një intervistë për Rtv Dukagjini.

SHKARKO APP