Ambasadori britanik: Demarkacioni nuk mund të shkojë në Arbitrazh nëse këtë nuk e do Mali i Zi

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, thotë se s’mund të detyrohet Mali i Zi që të dërgojë në Arbitrazh marrëveshjen e demarkacionit me Kosovën.

“Po e them përsëri që cështja e demarkacionit është cështje bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi. Dhe është grupi i Shengenit, e jo Bashkimi Evropian që ka dhënë kusht për liberalizimin e vizave. Britania nuk është pjesë e grupit të Shengenit por kur dikush parashtron procesin teknik me kushte për të arritur dicka, mendoj që reagimi më i mirë është plotësimi i atyre kushteve. Për arbitrazhin, le të kuptojmë se nuk është dicka që mund të kërkohet apo të detyrohet Mali i Zi që të shkojë në arbitrazh. Ata kanë nënshkruar marrëveshje me Kosovën dhe cdo vlerësim ndërkombëtar teknik ka thënë që nuk ka pasur gabime”, përgjigjet O’Connell ndaj pyetjes së një qytetari në profilin e tij në Facebook, nëse do të ketë mirëkuptim të BE-së për liberalizim të vizave me Kosovën, nëse çështja e demarkacionit bartet ne Gjykatën e Arbitrazhit.

O’Connell edhe një qytetari tjetër i ka thënë se arbitrazhi vlen veç kur pranojnë dy palët, pra nëse me këtë pajtohet Mali i Zi.

 

 

SHKARKO APP