Ambasadori Britanik në Kosovë: Dhuna sjellë probleme, nuk i zgjidh ato

Protesta e opozitës në Kosovë, është cilësuar si shumë e dhunshme. Lajmi i protestës ka qenë dhe në portalet ndërkombëtare të cilat kanë raportuar me detaje zhvillimet e fundit. Mesazhe të shumta ka pasur edhe nga krerë të rëndësishëm të politikës Kosovare.

Në një postim në facebook Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, i ka bërë thirrje liderëve politikë që të mos e lejojnë dhunën në protestën e tyre. “Shumë qytetarë kanë protestuar sot për të shprehur pikëpamjen e tyre. Kjo është e drejta themelore e demokracisë”, ka shtuar Ambasadori.

Më tej ai e ka cilësuar si një mënyrë fatkeqe që një protestë si kjo, me një domethënie të tillë, për mbrojtjen e trojeve, është njollosur nga dhuna.  “Dhuna gjithmonë shkakton më shumë probleme sesa zgjidh. Shpresoj që liderët politik do ta dënojnë dhunën dhe do të mundohen t’i zgjidhen mosmarrëveshjet me dialog”, ka theksuar më tej në statusin në facebook Ambasadori.

R.Sh

SHKARKO APP