Ambasadori Delawie ‘porosi’ qytetarëve për korrupsionin: Kjo është lufta juaj

PRISHTINE- Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në çelje të Javës Kundër Korrupsionit u dha disa porosi qytetarëve kosovarë lidhur me këtë fenomen që bie në kurriz të tyre. Ai vuri theksin tek fakti se “kjo është lufta juaj”, duke nënvizuar se luftimi i korrupsionit duhet të bëhet nga e gjithë shoqëria.

Në këtë takim ku morën pjesë të gjithë ambasadorët e Qunit-it, Delawie ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë sakrifikuar shumë për shtetin e Kosovës, andaj u takon që të përpiqen shumë edhe në luftimin e korrupsionit.

Delawie tha se deri në fund të këtij viti ligji për përgjegjësitë disiplinore për gjyqtarë dhe prokurorë duhet të shkojë në Kuvend. Ambasadori amerikan në Kosovë shtoi se prokurimi elektronik duhet të përmbyllet deri në janar.

Ndërkohë përfaqësuesja e BE-së, Nataliya Apostolova, ka shtuar se të gjithë zyrtarët publikë, të cilët kanë aktakuza duhet të suspendohen dhe ata që janë të dënuar duhet të largohen nga puna. Më tej ajo shtoi se ata që kanë përfituar nga vepra të tilla duhet të mos i gëzojnë frytet e tyre.

SHKARKO APP