Ambasadori francez: Haradinaj s’na tha që do ikte në Francë, s’do arrestohej

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert, ka thënë që janë duke bërë maksimumin, që ndalimi i Ramush Haradinajt, nga autoritetet franceze më 5 janar, të marrë një epilog.

Në intervistë për Klan Kosova, Chabert tha se ndalimi i Haradinajt është një procedurë e rregullt, pasi ai është në listën e të kërkuarve të Interpolit, ku Franca është anëtare e saj.

Megjithatë, sipas Chabert, kjo histori mund të mos ndodhte fare nëse kryetari i AAK-së do informonte Ambasadën Franceze se do udhëtojë në Republikën e tyre.

SHKARKO APP