Ambasadori i SHBA mesazh qytetarëve të Kosovës
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës, të cilët sot votuan për zgjedhjet parlamentare. Përmes rrjetit social “Twitter”, Kosnett ka thënë se pjesëmarrja e konsiderueshme në zgjedhje tregoi një përkushtimin e madh për të ardhmen e Kosovës.
Ai e quan ditën e sotme si një ditë të shkëlqyer, ndërsa shprehet se e ka përjetuar pozitivisht daljen masive të qytetarëve të Kosovës në qendrat e votimit.
“Çfarë ditë e shkëlqyeshme–i lumtur kur shikon kaq shumë prej jush duke gjetur kohë për të votuar –kjo dëshmon përkushtimin tuaj të fortë për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Kosnett.
- LINKU I REZULTATEVE ZYRTARE TË KQZ
- PDK, Kadri Veseli: Nuk fituam. Kalojmë në opozitën
- Kreu i PSD, Shpend Ahmeti uron fituesit LDK dhe VV
- AAK: Kemi marrë rezultatin më të mirë ndonjëherë
- Simpatizantët e VV-së fillojnë festën me flamujt kuq e zi
- Shqipëria drejt Brukselit nga Prishtina…
- Shqiptarët treguan se mund të bëjnë zgjedhje me standarde