Ambasadori i SHBA-së thirrje prokuroreve e gjykatëseve: Luftojini kriminelët

Pas thirrjeve që mos të përfshihen në lista të akuzuarit për korrupsion, Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka bërë thirrje grave gjykatëse e prokurore t’i luftojnë kriminelët.

Këto deklarata i ka dhënë në Konferencën Rajonale të Grave Gjyqtare dhe Prokurore, që po mbahet në Prishtinë e ku po marrin pjesë gra prokurore e gjyqtare nga Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Rumania.

“Gratë jo gjithmonë kanë një zë potent në Ballkan, siç e dini edhe ju, fatmirësisht kjo situatë po ndërron dhe konferencat si kjo dëshmojnë se sa ka përparuar Ballkani në këtë fushë, por ende ka shumë punë për t’u bërë”, ka thënë ambasadori amerikan derisa ka shtuar se kjo konferencë shtyn në diskutim të përbashkët rajonal dhe në eksplorim zgjedhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet sektori i drejtësisë.

 Krejt në fund, Delawie u dha mesazh grave në këtë konferencë se si pjesë e këtij sistemi të drejtësisë duhet të jenë ato që e udhëheqin ndryshimin duke e përmirësuar ligjin.

SHKARKO APP