Ambasadori i SHBA-së uron Vjosa Osmanin
Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj në postin e presidentit të Kosovës.
Po ashtu, Kosnetti ka uruar edhe deputetët që e votuan atë.
“Urime Vjosa Osmanit për zgjedhjen e saj si Presidente, dhe ata deputetë që e kryen detyrën e tyre si anëtarë të Kuvendit. SHBA-ja mbetet e përkushtuar për partneritet të afërt me Republikën e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme me paqe, drejtësi dhe prosperitet për të gjithë qytetarët”, shkroi ai në Twitter.
Vjosa Osmani u zgjodh presidente e vendit me 71 vota.