Ambasadori Minxhozi: Kriza e Kosovës, zgjidhja tek dialogu

 

Gjatë një ligjerate të mbajtur me studentë, kushtuar marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka deklaruar se zgjidhja e situatës për të dalë nga kriza aktuale që gjendet Kosova është në duart e liderëve politikë.

"Ata duhet ta gjejnë zgjidhjen nëpërmjet dialogut, duke hequr dorë nga dhuna. Liderët politikë nuk kanë nevojë për ndërmjetësim nga Shqipëria për gjetjen e një zgjidhje", ka thënë Minxhozi.

Ai po ashtu shtoi se sa i përket bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, sipas tij, ky vit që po e lëmë pas ka filluar me një ritëm më të madh të bashkëpunimit, dhe kjo falë mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive nga ku kanë dalë shumë marrëveshje, një pjesë e konsiderueshme të të cilave edhe janë zbatuar.

“Si qeveria e Shqipërisë ashtu edhe e Kosovës kanë shprehur një mendim për të krijuar një treg të përbashkët ekonomik, dhe arsyeja është që të dyja ekonomit tona janë të vogla dhe do të jenë ekonomi me interes kur ato të jenë sa me të bashkuar edhe për investitor të ndryshëm që mund të marrin pjesë edhe në iniciativa si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë”, ka thënë Minxhozi.

SHKARKO APP