Ambasadori Minxhozi takohet me ministren e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla: Bashkëpunim për integrimit euro-atlantik

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi është takuar sot me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Në një status në Facebook, Meliza Haradinaj-Stublla thotë se bëhet fjalë për një takim shumë të përzemërt gjatë së cilit u ritheksua nevoja e një dinamike të re bashkëpunimi dhe aspirate drejt integrimit euro-atlantik dhe avancimit të prioriteteve tona të përbashkëta.

STATUSI I PLOTË
Kosova dhe Shqipëria e kanë ndërtuar të kaluarën dhe të tashmën, duke qenë Një dhe po në këtë trase, do të vazhdojmë rrugëtimin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot në një takim shumë të përzemërt me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, ritheksuam nevojën e një dinamike të re bashkëpunimi dhe aspirate drejt integrimit euro-atlantik dhe avancimit të prioriteteve tona të përbashkëta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Falënderova z. Minxhozi për kontributin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë në të gjithë rrugëtimin tonë të shtetndërtimit, që nga çlirimi e në vazhdimësi dhe kërkova mbështetjen e Shqipërisë edhe më tutje në proceset që i kemi përpara e që janë jetike për Kosovën, dhe për çështjen shqiptare në përgjithësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?