Ambasadori Nesho: Aktakuza ndaj Thaçit, lojë e organizuar nga poshtë
I ftuar në “360gradë” nga RTV Ora, diplomati Agim Nesho u shpreh se aktakuzat ngaj Thacit janë një lojë e organizuar nga poshtë.
Agim Nesho: Unë mendoj që kjo është një lojë e organizuar nga poshtë. Kjo ishte një zgjidhje e propozuar nga 3 liderë lokalë, të cilët mendon që të krijonin një zgjidhje origjinale, kur momenti i sistemit liberal, po kalonte një krizë të ardhur nga administrata e re Trump.
Un them që kjo gjë që po ndodh, është një iniciativë e pamatur me lidera lokalë, të shtyrë edhe nga pushteti dhe nga presioni që vjen nga fuqia. Gjykata do të vepronte dhe duhet të funksionojë, pasi ishte një garanci që lufta në Kosovë ishte e drejtë.