Ambasadori Orlando takon Osmanin e Kurtin: Italia do të mbështesë Kosovën për reformat dhe integrimin në BE
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka zhvilluar një takim me ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti. Fokusi i takimit ka qenë rezultati i zgjedhjeve të së dielës.
Përmes një shkrimit në Twiter, Orlando ka thënë se në këto takime të ndara kanë bashkëbiseduar për hapat e ardhshëm drejt formimit të Qeverisë së re. Po ashtu Orlando ka ofruar mbështetjen e shtetit të Italisë për Kosovën. “Sot, në një takim angazhues me Ushtruesen e Detyrës se Presidentes, Vjosa Osmani. E urova atë për zgjedhjet e suksesshme dhe të rregullta, diskutuam për hapat e ardhshëm në finalizimin e shpejtë të institucioneve dhe konfirmuam gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në muajt e ardhshëm.
Në një takim miqësor i urova Albin Kurtit fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Ne diskutuam hapat e ardhshëm ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se #Italia do të vazhdojë të mbështesë #Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin Euro-Atlantik”, shkroi Orlando.