Ambasadorja amerikane në Kosovë, thirrje politikës: Luftojeni kurropsionin, nga rrënjët!
pasi rënditeshin ndër shtetet më problematike të rajonit. Më shumë sesa ky fenomen përbën shqetësim për politikën mbarëshqiptare, janë ndërkombëtarët më të preukopuar dhe bëjnë thirrje të luftohet me çdo kusht, kjo dukuri. Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, i ka bërë thirrje qeverisë së re të Kosovës që “korrupsionin ta luftojë nga rrënjët”. Këtë deklaratë ajo e bëri në një takim me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Në fjalën e saj, Jacobson sugjeroi se duhet një qasje më e drejtpërdrejtë e institucioneve shtetërore, mediave dhe shoqërisë civile në këtë betejë. Ajo vuri në dukje se korrupsioni është një dukuri me të cilën përballen shumë vende të botës dhe jo vetëm Kosova. Nga ana tjetër, diplomatja amerikane vlerësoi se, shpresa e vetme për rritjen ekonomike të Kosovës është zhvillimi ekonomik i udhëhequr nga sektori privat, “gjë të cilën po e bënë OEA”. Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, vlerësoi se kjo shoqatë mbetet një zë i fuqishëm i biznesit në Kosovë. Por ai tha se shumë biznese amerikane që kanë ardhur për të investuar në vend janë ballafaquar me vështirësi dhe janë detyruar të largohen si pasojë e një mjedisi të pafavorshëm.
KOHA JONË SONDAZH

