Ambasadorja e Kosovës në SHBA, u prit nga presidenti Obama

Para pak javësh, ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është takuar me presidentin e SHBA-ve, Barak Obama. Në një fotografi që ka siguruar “Zëri”, shihet ambasadorja e Kosovës duke folur me Obamën në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithëse nuk dihet saktësisht arsyeja e takimit, ai mund të jetë si takim përshëndetës i presidentit të SHBA-ve, Barak Obama, me ambasadorët e vendeve të ndryshme që janë në Uashington.

Obama ka shërbyer si president i SHBA-ve në dy mandate për 8 vite me radhë.

Më 8 nëntor amerikanët do të votojnë për të zgjedhur presidentin e ri të tyre. Ai ose ajo do të zgjidhet nga gara në mes të Hilari Klinton dhe Donald Tramp.

SHKARKO APP