Ambasadorja e Kosovës takim me komunitetin në New York

Nga Mimoza Dajçi Boletini

Manhattan, korrik 2017

Në kuadrin e aktiviteteve të shumta që organizon Konsullata e Republikës së Kosovës në New York, kryesisht nga Ambasadorja Znj. Teuta Sahatqija, u zhvillua edhe takimi i rradhës me përfaqësues të organizatave jo qeveritare që veprojnë në New York e më gjerë. Të pranishëm ishin Ambasadorja Sahatqija, Konsulli i Përgjithshëm Z. Fatmir Zajmi, Federata Pan Shqiptare “Vatra” përfaqësuar nga Z. Marjan Cubi, Organizata e Gruas “The Women’s Organization “Hope & Peace” me përfaqësuese Znj. Mimoza Dajçi, Z. Ismer Mjeku nga Agjensia  “Albanian Yellow Pages”, ish Drejtori ekzekutiv i KKSHA Z. Avni Mustafa, Z. Marko Kepi nga Organizata “Rrënjët Shqiptare”, Organizata “Shokë Klase Përgjithmonë” ku të ftuara ishin Presidentja Zj. Lendita Hoxha dhe Besjana Hoxha. Pjesëmarrës gjithashtu ishin titullarë të tjerë të Konsullatës së Kosovës në New York dhe mjeku nga Tirana, ardhur për specializim në SHBA, ish i persekutuari politikë nga rregjimi komunist në Shqipëri Z. Ked Fortuzi.

Fjalën e hapjes e mbajti Ambasadorja Znj. Teuta Sahatqija, e cila si fillim falenderoi të pranishmit dhe parashtroi pikat për diskutim, ku ndër më kryesoret ishin: Pjesëmarrja e diasporës shqiptare në votime (nëpërmjet postës elektronike) për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit 2017 që do të mbahen në Kosovë. Investimet e mundshme të biznesmenëve shqiptarë apo individëve të ndryshëm nga SHBA në Kosovë, ndjekja e studimeve Degree Programs (RIT) dipllomë amerikane që njihet jo vetëm në Kosovë, por edhe në disa shtete të tjera të botës, shkollimi sezonal universitar veror në Kosovë. Paisja me pasaportë të Republikës së Kosovës apo çdo lloj dokumenti indentifikues për shtetasit kosovar, ku përfshihen të gjitha veprimet konsullore.

Një pikë tjetër që Ambasadorja Sahatqija u ndal ishte edhe angazhimi i Konsullatës së Republikës së Kosovës me OJQ shqiptare – amerikane si partner i përbashkët në Festimet e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Rreth temave që u prezantuan, në diskutim u përfshinë të gjithë pjesëmarrësit, ku çdo njeri paraqiti idetë, opsionet dhe mundësitë për angazhim, si dhe u la që në takimin e arrdhshëm të dilet me plane dhe ide të qarta se si mund të ecet më tej veçanerisht për parapregatitjet e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nga makineria kriminale serbe e Millosheviçit.

Konsulli i Përgjithshëm Z. Fatmir Zajmi njoftoi se dy qeveritë shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës mes një fondi të përbashkët ishin të gatshme për të investuar në New York me një “Projekt Pilot” për ngritjen e një Qendre Kulturore Shqiptare .

Takimi kaloi miqësor e i përzëmërt në një nga ambjentet e Selisë së Konsullatës së Republikës së Kosovës në Manhattan, ku për mysafirët nuk mungoi, çaji, kafja dhe frutat e stinës.

SHKARKO APP