Ambasadorja më “e lumtur” e SHBA-ve…ndodhet në Prishtinë (Foto)
Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë shfaqet krejt ndryshe nga pozicioni i një diplomateje, por megjithatë, tepër e lumtur.
Djali i Ibrahim Rugovës, Mendimi, bashkë me gruan e tij, Blerina Kllokoqin, aktori Blerim Gjoci, dhe Ambasadorja e Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, bashkë me burrin e saj kanë realizuar disa fotografi interesante për nder të 239 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Siç dihet, 4 korriku është dita kur Amerika e feston shpalljen e pavarësisë, ndërsa ambasadorja Jacobson ka organizuar dje një pritje për shoqërinë civile, mediat, politikanët, etj., në ambientet e rezidencës amerikane në Arbëri.
Ajo që është interesante në këtë fotografi janë teshat që Gjoci, Rugova dhe burri i ambasadores i kanë të njëjta.