Ambasadorja publikon mesazhet: Po kërcënohem nga serbët, por nuk kam frikë

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka marrë një sërë kërcënimesh nga disa serbë.

Diplomatja kosovare ka publikuar mesazhet në profilin e saj në “Facebook” duke thënë se nuk frikësohet aspak prej tyre.

“… mesazhet e urrejtjes nga fqinjët tanë të veriut. Sigurisht, unë nuk po i publikoj sepse kam frikë, por po i publikoj sepse janë qesharake. Shikoni disa mos tra,  shijoje fundjavën”, ka shkruar Çitaku.

Ambasadorja Çitaku ndodhet në SHBA prej kohësh dhe përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit.

Në çdo seancë të OKB-së, që ka të bëjë për Kosovën, Çitaku përballet ndaj ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç

 

SHKARKO APP