“Amerika e kuptoi vonë që Ibrahim Rugova nuk ishte zgjidhja më e mirë”
Në emisionin Zona B të Klan Kosovës në bashkëpunim me emisionin Opinion të TV Klan, po shfaqet intervista me Fred Abrahams, ish- aktivist dhe hulumtues i komitetit të Helsinkit, ku për vite të tëra ka qëndruar në Shqipëri dhe Kosovë.
Abrahams ka shkruar librin “Shqipëria e Re” nga diktatura deri tek demokracia, ku trajton të gjithë procesin e zhbërjes së diktaturës komuniste, pastaj trajtohet lufta e UÇK-së dhe rrëfimet nga disa prej akterëve të saj.
Ish-hulumtuesi ka dhënë mendimet e tij lidhur me formimin e UCK-së, lidhjet e Amerikës me Rugovën, ngjarjet e 97-ës dhe ndërlidhja e këtyre ngjarjeve me Kosovën.
“Ngjarjet e 97-ës me ngjarjet në Kosovë kishin një lidhje. Është ironike, por me rrënimin e piramidave u lëshuan 700 mijë armë dhe kjo ishte historike për udhëheqësit e UÇK-së.”
“Në 98-të Gelbart e quajti UÇK-në terroriste. Por filloi në Amerikë të mendohej ngadalë ngadalë qe Rugova nuk ishte zgjidhja më e mirë, ngadalë ngadalë erdhi një ide që të bashkohemi me UÇK-në, me një forcë që lindi në Drenicë,” ka thënë Abrahams, njofton Klan Kosova.