Amerikanët godasin Thaçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi dje se nuk do të lejojë që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë, edhe pse një marrëveshje të tillë që i hapte rrugë krijimit të ASK-së, e kishte nënshkruar vetë së bashku me Ivica Daçiçin në Bruksel në vitin 2013.

“Në asnjë rrethanë, nuk do të lejojmë as Asociacion as ekzekutiv, as kurrfarë ..zero. Ka qenë kohë ndryshe kur ka ndodhë, është premtuar njohja, s’ka ndodhur, le ta harrojnë, ajo punë është e vdekur”, deklaroi Thaçi të enjten.

Implementimin e një marrëveshje të tillë, përveç Gjermanisë së kancelares Merkel, tashmë po e kërkojnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por një kërkesë për krijimin e Asociacionit i ka ardhur sot Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Shtetet e Bashkuara mbështesin implementimin e plotë të gjithë obligimeve që janë marrë në dialogun e Brukselit. Kjo përfshinë edhe obligimet që kanë të bëjnë me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumice serbe”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Beograd.

SHKARKO APP