Analisti Krasniqi flet për ”lojën” serbe: Kosova dhe Shqipëria nuk po e kuptojnë

Paçka se në Bruksel negociatorët janë ulur për të diskutuar për të ardhmen e marrëdhënies Kosovë-Serbi, përplasja vjen edhe pse kryeministri i Kosovës, Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Vuçiç, nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit amerikan Donald Tramp, një marrëveshje për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por kjo marrëveshje ende nuk ka filluar të zbatohet.

Pedagogu i gazetarisë dhe analisti, Milazim Krasniqi, thotë se Kosova dhe Shqipëria nuk po e kuptojnë qëllimin e fshehtë e Serbisë, e cila sipas tij, nuk synon integrim në BE, por thjesht kërkon një afrim me unionin për të marrë fonde pasi llogarit të ruajë statusin preferencial, që ka ndërtuar tashmë me Rusinë.

“Në të vërtetë Vuçiç është brenda premtimit që ka dhënë si president i Serbisë, me rastin e inaugurimit të tij në parlamentin serb, i cili në deklaratën solemne ka thënë se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë dhe ai do ta trajtojë si të tillë. Nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrim të tij dhe vetëm naivitetit politik i disa politikanëve në Kosovë si me thënë shprehin çudi në deklarata të tilla, sepse ai është brenda qëndrimit të vet. Kështu ne duhet të mësohemi me këtë qëndrim që ka Vuçiç. Ai edhe nëse rizgjidhet sërish president, ai nuk do ta njohë Kosovën”,-tha për ”Euronews Albania”.

Sa i takon këmbënguljes së Hotit se deklaratat e Vuçiç nuk i shërbejnë vijimit të dialogut mes dy vendeve, z. Krasniqi tha se kjo është lëvizje për kapital politik pasi Kosova nuk ka asnjë fuqi për të kundërshtuar presionin e ndërkombëtarëve mbi dialogun. Nga ana tjetër, ai shtoi se se qeveria e kryeministrit Hoti është e dobët dhe nuk ka fuqi të ndryshojë gjërat pasi varet nga Lista Serbe.

SHKARKO APP