Analisti: Macron nuk do të humbiste asnjë sekondë për Kosovën nëse nuk ishte i bindur se diçka serioze mund të dorëzohej
Analisti dhe ekonomisti Tim Judah komenton vizitën e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti sot në Francë, ku u prit në një takim në Pallatin Elize, nga Presidenti Emannuele Macron.
Përmes rrjeteve sociale, Judah shprehet se Macron nuk do të humbiste asnjë sekondë për Kosovën nëse nuk ishte i bindur se diçka serioze mund të dorëzohej.
“Epo gjithçka lëviz shumë shpejt! Macron nuk do të humbiste një sekondë për Kosovën nëse nuk ishte i bindur se diçka serioze mund të dorëzohej. Vuçiç do të ketë radhën për në Elysee, pastaj të gjithë bisedojnë në internet dhe pastaj shkojnë në Bruksel për një takim të Dielën. Ndërkohë Miroslav Lajçak është sot në Berlin”, shprehet Tim Judah.
Well it is all moving very fast! Macron would not waste a second on Kosovo unless he was convinced something serious could be delivered. Vucic next into the Elysee, then all chat online and then off to Brussels for a meeting Sunday. Meanwhile @MiroslavLajcak is in Berlin today. https://t.co/YqDBOkyxRS
— Tim Judah (@timjudah1) July 7, 2020