Analisti serb: Serbia ta harrojë që futet në BE pa e njohur Kosovën

Gazetari dhe analisti pro rus i Serbisë, Miroslav Lazanski, duke komentuar letrën e Presidentit Amerikan Donald Trump, drejtuar Presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ajo nuk përmban asgjë të jashtëzakonshme. Ai ka thënë se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohjen e Kosovës dhe se rezoluta 1244 është e vdekur.

Miroslav Lazanski, analist ushtarak thotë se njohja e Pavarësisë së Kosovës, do të jetë qelësi i zgjidhjeve të problemeve të Serbisë me shqiptarët, por edhe rrugëdalje për integrime të mëtejshme të Serbisë në Bashkimin Europian (BE).

“Në qoftë se supozojmë se kjo do të thotë se Veriu i Kosovës i takon Serbisë dhe se enklavat serbe në jug të lumit Ibër të jenë pjesë e Bashkësisë së Komunave serbe, dhe se të gjitha objektet kulturore e fetare serbe janë nën mbrojtje ndërkombëtare, nëse kjo është ajo që konsiderohet ‘demarkacion’, a do ta pranojë këtë pala shqiptare?”, ka pyetur Lazanski.

Ai thotë se “Prishtina nuk dëshiron të shkëmbim territoresh, por vetëm bashkimin e Luginës së Preshevës, plus Shqipëria, e cila është ekuivalente me ‘Shqipërinë e Madhe’.

Sipas Lazanskit, serbët vazhdojnë të flasin për të drejtën ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të OKB’së dhe diplomacinë, edhe pse e drejta ndërkombëtare nuk ekziston, dhe kjo rezolutë [1244] është për t’u tallur dhe ekziston vetëm në perceptimin serb për Kosovën.

“Perëndimi ka injoruar të fortë fuqinë shkatërruese të çështjes së statusit të Kosovës, kurse Serbinë vazhdojnë ta turpërojnë pavarësisht ndryshimeve demokratike. Perëndimi dhe SHBA’të janë duke kërkuar që Serbia të bie në gjunjë dhe të kryejnë eutanazi”, tha Lazanski, trasnsmeton gazetametro.net

Ai theksoi se ai kurrë nuk do të jetë në gjendje për të kuptuar plotësisht dhe çfarë kishte shkaktuar gjithë atë armiqësi të Perëndimit ndaj Serbisë dhe serbëve në fillim të viteve nëntëdhjeta, shkruan gazetametro.

“Vetëm një gjë e di me siguri, Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohjen e qartë të Kosovës. Gjithçka tjetër është iluzion i yni”, tha Lazanski.

SHKARKO APP