Analisti serb: Vuçiç e Thaçi kanë axhendë të përbashkët për ndarjen e kufijve

Mediat serbe raportojnë se ndarja e Kosovës është në tryezën e bisedimeve mes presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit Aleksandar Vuçiç. Analisti serb, Dusha Janjiç, në një intervistë për median në Beograd thotë se opsioni i ndarjes ka dy vite që diskutohet mes dy presidentëve.

“Që ajo (ndarja) nuk është e përjashtuar, flet fakti se ndarja përsëritet gjithnjë nga Ivica Daçiç (ministër i Punëve të Jashtme) si dhe prania në rendin e parë me gazetarë e Aleksandar Vulinit (ministër i Mbrojtjes), i cili po ashtu është për ndryshimin e kufijve në Ballkan“, i ka thënë agjencisë Beta Janjiç.

Ai ka shtuar se edhe paralajmërimi i Hashim Thaçit për mbajtjen e një referendumi për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, nuk është gjë tjetër veçse një version i planit për kufizim e ndarje për të cilin kanë biseduar gjatë vitit të shkuar dhe sivjet Vuçiç e Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është e qartë se ekziston një axhendë e përbashkët sipas të cilës veprojnë Vuçiçi e Thaçi dhe se ata dëshirojnë që procesin ta përfundojnë përmes një presioni të tmerrshëm ndaj opinionit duke paralajmëruar referendume të ndryshme”, ka thënë Janjiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?