Andi Bejtja: Mund të filloni ta kopjoni Albinin që tani

Nga Andi Bejtja –

Në adresën e tij në Twitter, Kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti shpalosi shkurt disa pika të programit, që lidhen kryesisht me luftën ndaj varfërisë. Këto pika janë jo vetëm utilitare për shoqëri të tilla si Kosova apo Shqipëria, ku njerëzit që jetojnë nën kufirin e 5, dollar në ditë (që është dhe kufiri i varfërisë) janë me qindra mijëra, por këto ide kanë dhe një risi të madhe: për herë të pare flitet për konceptin e ‘të ardhurave familjare’.

Si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, familjet që kanë vetëm një të punësuar janë po ashtu me qindra mijëra…dhe si rrjedhojë nuk është e ndershme që një familje me 5 persona me një të punësuar të përfitojë apo të tatohet njësoj si një familje me 3 persona me dy të punësuar…

Për ta kuptuar dhe më qarte: Albini thotë, ‘nëqoftëse një familje (nënvizoj familje jo person) ka të ardhura me pak se 7000 euro në vit përfiton 50 euro për fëmijë’, ‘nëqoftëse e ka me pak se 6000 përfiton 100’ e kështu në vazhdim.

Ndërsa këtu me programet e partive politike shqiptare merr të njëjtën shifër për bebe si ai që ka iceneratorët, apo ka fituar tenderin e dializës, ashtu dhe ai apo ajo që punon fasoneri….

Vriteni pak mendjen dreqi ta hajë…ose po nuk e vratë dot… thjesht filloni të kopjoni Albinin…

SHKARKO APP