Andoni: Krijimi i qeverisë së re në Kosovë veprim i nxituar, Thaçi po ndërhyn
Në një lidhje në hapësirën e intervistës në RTV Ora, analisti Ben Andoni deklaroi se mocioni i mosbesimit ndaj Kurtit dhe formimi i qeverisë së re në kohën e pandemisë është e nxituar dhe se politikanët në Kosovë duhet të kishin ndërgjegje.
Ben Andoni: ”Mendoj që është pak e nxituar sepse Kosova ndryshe nga Shqipëria ka ritme më të larta të Covid-19.
Ka një pakënaqësi të madhe në Kosovë. Nga hapat e e ndërmarra nga Avdullah Hotit dhe partitë e pakicës mendoj se javës tjetër Kosova do të ketë një qeveri të re. Nuk e parashikoj nëse do ketë protesta, por ka pasur një lloj taktike të Kurtit, pasi njerezit që ai përfaqson nuk kanë relata të mira me protestat. Kosova mbas pandemisë është sërish para një dileme të madhe të ekzekutivit. Të gjitha këto forca nuk krjojnë një qeveri stabiliteti.
Nuk iu dha mundësi Gjykatës Kushtetuese që të jape një gjykim për këte rast që ishte e paparashikuar. Në qoftë se do veprohej në mënyrë të rregullt, Kurti mund ta shtynte pa afat dërgimimin e emrit të mandatarit. Pasi mjë parti që bën mocion dhe hedh poshte qeverinë, kryeministri duhet të hapë krahun por jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Politikanët e Kosovës duhet të kishin ndërgjegje. Është për të ardhur keq. Mundohen të gjejnë justifikem si nga LDK dhe VV.”
Sipas tij presideni Thaçi ka ndërhyrë dhe nuk ka të drejtë nga ana kushtetuese.
Ben Andoni: ”Thaçi po ndërhyn. Në aspektin moral ka të drejte po në ate Kushtetues ai nuk duhet të ndërhyrjë. Që kur Kurti mori mandatin ka qenë përjashtues ndaj presidentit.
Gjendemi përballë një situate të vështirë që nuk ka lidhje me pandeminë por me Grenell. Grenell ka dy pozita të larta dhe problemi është se ai është negociatori për marrëvshjen e Kosovës me Serbinë. I vetmi person që ka target në Kosovë për SHBA-në është Thaçi, dhe ky element problematik e ka bërë Kurtin të flasë me doreza ndaj Grennell po nuk e shmang dot atë që Grenellit i intereson koha e marrëveshjes dhe jo përmbajtja. Pas mbarimit të pandemisë, Kosova nuk do jetë në plan të parë të SHBA-së por përballja e saj me Kinën.”