Andoni: Ngërçi në Kosovë do të vazhdojë nëse nuk ka ndryshime në Kushtetutë
Analisti Ben Andoni i ftuar në hapësirën e intervistës në Ora News, shprehet se ngërçi në Kosovë do të vijojë nëse nuk do të ketë ndryshime për sa i përket kalimit të mandatit nga një parti në tjetrë ,në Kushtetutë.
Andoni: Do të ketë një proces zgjatjeje se LVV do e çojë cështjen në Gjykatë Kushtetuese. Kemi një ngërç tjetër. Në Kushtetutën e Kosovës ka një ngërç për sa i përket kalimit të mandatit nga një parti në parti tjetër. Nuk është i përcaktuar realisht afati kohor ndaj kjo i bën partitë në Kosovë të mos veprojnë me logjikën e moralit. Që nuk është e dakordësuar në Kushtetutë por është një logjikë që çdo fuqi politike e bën në momentin që Kushtetuta nuk ja jep këtë mundësi. I gjithë ky ngërç do të zgjidhej. Por ja që nuk ndodhi sepse VV megjithëse nuk i ka më numrat, po këmbëngul gjithsesi në dëmin e saj. Pasi e gjithë kjo situatë e amullt në Kosovë, nuk besoj se ja ka dyfishuar kreditet sepse ata besojnë dhe çprogramojnë. Nga ana tjetër, LDK-së dhe të gjitha formacioneve të tjera, kjo lëvizje e re që është logjike, nuk qëndron për arsye të lëvizjeve të shumë kalkuluara të cilat nuk janë normale në këtë situatë. Prandaj them që Kosova të vendoste një paqe deri në fund të pandemisë dhe të zgjidhte këtë ngërç të Kushtetutës. Por unë besoj që Kosova do të jetë sërish në ngërç pa riparimin e Kushtetutës.
Ndërsa për sa i përket marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Andoni shprehet se janë fuqitë e mëdha që vendosin për mbarëvajtjen e këtij dialogu.
Ben Andoni: Qoftë Kosova, qoftë Serbia kanë fuqi shumë të pakët në dialog. Janë fuqitë e mëdha që do të vendosin për ecurinë e këtij dialogu. Mjafton të kuptosh ato që janë thënë këohët e fundit nga Shtëpia e Bardhë, që ai dokument të cilin e dinë dhe u është paraqitur Vuçiçit dhe Thaçit, kupton që të gjithë strukturat e tjera të qeverisë së Kosovës e Serbisë janë krejt të larguara nga ky proces. Problemi më i madh është që kjo marrëveshje gati e zgjidhur por jo e ratifikuar është e panjohur për publikun duhet të ekzistojë në kancelari. Z. Kurti gati ka kaluar deri në denoncime të saj. Edhe Vuçiç përpara publikut të vetë ka thënë se i presin sfida dhe privacione shumë të mëdha. Nëse do ta ulin diskutimin deri në konfliktet e brendshme në Kosovë dhe Serbi, atëherë do jenë të humbur. Qoftë në Kosovë dhe në Serbi, asnjëra nuk e ka fuqinë e dialogut. Të vetmet qasjet në dialog janë ato mes presidentëve të dy vendeve. Edhe ata janë gjithmonë përpara fakteve të kryera.