Anëtarësimi në Interpol/ Kosova dështon në raundin e parë
Aktualitet Kosova E Martë, 14 Shtator 2021 01:05
Kosova ka dështuar në raundin e parë për t’u pranuar në Interpol, ku kundër saj kanë votuar 52 shtete.
Tashmë pritet që të vazhdohet pas 20 minutash me raundin e dytë të votimit.
Në përpjekjen e parë për anëtarësim, kundër kanë qenë Maroku dhe Rusia.
Rikujtojmë që për t’u anëtarësuar në Interpol, Kosovës i duhen dy të tretat e votave të anëtarëve të pranishëm.