Ankesat e Daçiçit: SHBA e Shqipëria ndërhyjnë shpesh për Kosovën

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka pranuar se Serbia e ka të vështirë që të pengojë Kosovën të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe UNESCO-n.

“Ora News” raporton se ministri i Jashtëm serb akuzoi sërish Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ndërhyjnë shpesh në takimet e OSBE-së, për të pyetur kur do të marrë pjesë edhe në to Kosova.

Serbia mban presidencën e radhës në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Evropian dhe debatet për pranimin e Kosovës në këtë organizatë kanë qenë të shpeshta.

Por, në raportimin e tij për vitin 2014 para komisionit të parlamentit serb për punët e Jashtme, Daçiç siguroi se kjo nuk do të ndodhë pa konsensus, që për momentin duket larg.

Sipas Daçiçit, si shef i politikës së jashtme serbe, vendi duhet të përqendrohet në marrëdhëniet e mira me miqtë tradicionale në Amerikën e Jugut, Afrikën dhe Azinë që të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

SHKARKO APP