Anulohet urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj Thaçit
Ministri i Sigurimit i Bosnjës dhe Hercegovinës, Dragan Mektiq ka thënë se shërbimet e sigurisë të shtetit të tij dhe Interpolit kanë marr informacionin se urdhëraresti i lëshuar për Hashim Thaçin është anuluar.
Ministri boshnjak Mektiq këtë deklaratë e bëri pasi Thaçi vizitoi Sarajevën gjatë fundjavës që shkoi për ngjarjen “Summit100” të liderëve të biznesit, transmeton Koha.net.
Mektiq ka thënë gjithashtu se “nuk ka mundësi që Bosnja e Hercegovina të ofrojnë ndonjë lloj imuniteti për dikë me urdhërarrest ndërkombëtar”.
Sipas agjencisë së lajmeve “Fena”, ai u ka thënë gazetarëve në Sarajevë të hënë se në “nëse urdhërarresti do të ishte valid, Bosnja e Hercegovina do të vepronte”.