Armë, para cash dhe kompjutera, provat që u sekuestruan pas kapjes së 400 kg kokainë

Sasia prej 400 kg kokainë e cila ishte nisur nga Brazili dhe kishte përdorur portin e Durrësit si vendin tranzit për të kaluar më pas në Kosovë është përshendetur edhe nga ambasadoria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, ku ka theksur bashkëpunimin mes DEA-s amerikanë dhe SPAK-ut.Ndërsa autoritetet italine thanë se në trafikun e kokainës janë më shumë se 7 persona të përfshirë. Per sa i përket kompanisë e cila kishtë porositur ngarkesën tashmë ndaj saj do të bëhet një hetim pasuror.

Menjëherë pas kapjes së një sasie prej 400 kg kokainë në një fabrikë në zonën e Lipjanit në Kosovë policia kreu disa kontrollë banesash në pronësi të personave të përfshirë në trafikun nderkombëtar të drogës.

Pas kontrolleve u gjetën 2 pistoleta, një sasi e konsiderueshme parash si dhe disa kompjuetra. Mes 7 të arrestuarve janë edhe ortakët e kompanisë MC FOOS.

Në lidhje me këtë kompani, e cila rezulton të jetë regjstruar 7 muaj më parë, do të këtë një hetim pasuror për të mësuar më shumë mbi aktivitetin e saj në treg.

Po ashtu nga ana e hetuesve po bëhet e mundur rishikimi i faturave si dhe nëse kjo kompani ka bërë më përpara këtë linjë transporti.

Për këtë ngarkesë ka reaguar edhe autoritetet italiane Guardia di Finanza ku ka shpjeguar intenerarin e kontenierëve që nga nisja në portin e Of Santos në Brazil dhe deri në distinacionin final Kosovës.

Autoritetet italiane thonë se në këtë operacinon jane të paktën 25 persona të ndaluar si dhe 7 të arrestuar.

Për të identifikuar autorët e trafikut masiv të paligjshëm, Prokuroria Publike e Reggio Calabria, urdhëroi ekzekutimin e një dërgese më ndërkombëtare duke mos e kapur drogën.

Kështu në bashkëpunim me prokurorinë e Kosovës dhe atë shqiptare, sasia e madhe e kokainë u la që të dërgohej në destinacion, ku më pas u bë e mundur edhe arrestimi i personave të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar, është shprehur Guarda di Finanza.

Për këtë operacion edhe ambasadoria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar përmes një postimi në twitter ku thekson punën e mirë e SPAK-ut dhe te DEA-s amerikane.

Për sa i përket të arrestuareve pritet të dalin para gjykatës së Kosovës ku do të njihen më masën e arrestit si dhe me provat që i implikojnë 7 personat në trafikun e kokainës.

Publikohen pamjet e operacionit të kapjes së 400 kg kokainë në Kosovë, 25 persona në hetim

SHKARKO APP