Arrestimet e veteranëve të UÇK, Paskal Milo: Prapa fshihet dora e shërbimeve të huaja sekrete, dosjet e Gjykatës Speciale janë …
Historiani dhe ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka hedhur një tezë të fortë se prapa dosjeve të Speciales në zyrat e OVL të UÇK fshihen shërbimet e huaja sekrete.
Sipas Milos, nuk mundet që ato dosje, që për t’i kontrolluar duhet të kalohet në shumë filtra, dhe janë të kyçura me 7 palë çelësa të përfundojnë jashtë Gjykatës pikërisht në zyrat e veteranëve.
Për Milon ka një dorë të fshehtë të huaj prapa. Fill pas dosjeve të Speciales, u arrestuan kryetari dhe nënkryetari i OVL, dy veteranë lufte, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
”Nuk dua të bëj teori konspirative, por është dora e shërbimeve sekrete të huaja. Ato dosjet që u gjetën në zyra, janë të mbyllura me 7 palë çelësa dhe për të ndërhyra e për ti kontrolluar duhet të kalosh në disa flitra. Si mund të hysh direkt dhe t’i marrësh.
Prandaj për mua është dorë e shërbimeve sekrete të huaja sa i përket dosjeve tek zyrat e OVL të UÇK.”- tha Milo.