Arrestimi – Francë, nis gjyqi për Haradinajn

Gjykata e Colmarit në Francë ka nisur shqyrtimin gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt.

Ky trup gjykues francez pritet të vendosë nëse kreu i AAK’së, i arrestuar më 4 janar 2017 në aeroportin e Bazelit, do të ekstradohet në Serbi, siç kërkohet në urdhër-arrestin e lëshuar nga Beogradi ndaj tij, apo do të lihet i lirë.

Megjithatë, Arianit Koci, avokat i Haradinajt në Kosovë, thotë se është i bindur se klienti i tij do të lirohet pas disa çasteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjasat janë zero që Haradinaj të ekstradohet në Serbi”, tha Koci për Gazetën Express.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo është luftë speciale e Serbisë ndaj Haradinajt, si drejtues i UCK’së në Zonën e Dukagjinit”, konsideroi tutje avokati kosovar.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e jashtme të Francës.  Ministri Enver Hoxhaj ka deklaruar se kërkesat serbe të motivuara politikisht për arrestimin e qytetarëve dhe lidershipit të Kosovës janë thirrje për të vepruar në mënyrë reciproke gjë që Kosova më së paku e dëshiron.

“Ambasada tona në Francë dhe institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje maksimale për ta liruar z. Haradinaj dhe tashmë diplomatët tanë edhe e kanë takuar atë personalisht”, tha Hoxhaj.

Haradinaj kishte me vete një pasaportë diplomatike, gjatë kohës që u arrestua nga policia kufitare franceze.

Serbia ka ngritur 108 padi penale kundër tij, për shkak të dyshimit se ka kryer krime të rënda, duke përfshirë terrorizmin dhe vrasjen e civilëve në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?