Arrestimi i 3 deputetëve të VV-së, Ymeri: Vepër e pushtetit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Visar Ymeri ka reaguar lidhur me arrestimin e 3 deputetëve të tij, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi si dhe Albuelna Haxhiun, duke e cilësuar aktin një brutalitet.

Ai pohoi se këtë sjellje brutale të policisë, e pësuan dhe deputetët e tjerë.

“Kjo është vazhdimësi e veprave të pushtetit, pas dënimit të aktivistëve tanë padrejtësisht. Është e njëjta klikë e pushtetit, e cila po synon që ta dhunoj votën e lirë të qytetarit, pas vendimit të djeshëm të PZAP-it dhe që po tentojnë të përndjekin secilin aktivistë të Vetëvendosjes”, tha Ymeri.

SHKARKO APP