Arrestimi i Haradinaj, Kryesia e Kuvendit seancë të jashtëzakonshme

Kryesia e Kuvendit në Kosovë do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet mbajtja në arrest e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Francë.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u arrestua në Francë mbi bazën e një udhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Haradinaj u arrestua në aeroportin ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në pjesën franceze të tij, ndërsa aktualisht ndodhet në qeli.

SHKARKO APP