Arrestimi i Haradinajt, kongresmeni Engel: E papranueshme, të nisin procedurat për lirimin e tij
“Pafajësia e Haradinajt është e vërtetuar nga Gjykata e Hagës,” tha Engel. Kongresmeni amerikan gjithashtu i bëri thirrje shteti francez të fillojë procedurat e përshpejtuara për lirimin e Haradinajt.
Sipas Engel, këto veprime sjellin tension në marrëdhëniet politike dhe gjasat për konflikte. Më herët, edhe kryeministri Edi Rama paralajmëroi Bashkimin Europian se me qasjen ndaj Kosovës po lëndohet shqiptarët, dhe kjo sipas tij mund të ndikojë keq në rajon.