Arrestimi i Nehat Thaçit, Kuvendi i Kosovës seancë të jashtëzakonshme. Të ndërpritet dialogu me Serbinë

Vendimit i Gjykatës së Nishit, për arrestimin e Drejtorit të Policisë së Kosovës në Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaqi ka shkaktuar reagime të forta në politikën kosovare. Pak minuta më parë Kuvendi i Kosovës është mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme ku pritet të vendoset dhe qëndrimi zyrtar ndaj Serbisë.

nehat_thaci

Deputeti Gëzim Kelmendi i ka kërkuar pak më parë Kuvendit që të ndërpritet dialogu Prishtinë-Beograd. Dhe për këtë ai ka kërkuar hartimin e një rezolute të përbashkët që do të firmoset nga të gjithë deputetët kosovarë. Thaqi u arrestua me date 29 shtator ne Serbi, ndersa gjykata vendosi sot per mbajtjen ne burg te tij.

SHKARKO APP