Arrestohen 16 serbë në Kosovë, 4 prej tyre oficerë

Autoritetet blu në Gjakovë dhe Prizren kanë arrestuar 16 serbë, 4 prej të cilëve janë oficerë aktivë në Serbi. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është shprehur se të arrestuarit ishin të ndarë në dy grupe.

Grupi i parë, prej 4 personash, u arrestuan në Gjakovë. Përgjatë kontrollit fizik të tyre, u gjetën e u sekuestruan fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë, 2 thika, 1 sopatë dhe 1 dritë rotative.

Grupi i dytë, prej 12 personash, u arrestuan në Prizren teksa ndodheshin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë. Nga ky grup, 2 prej të ndaluarve ishin oficerë serbë.

Sipas Sveçlas, një prej oficerëve serbë, ka lidhje familjare me Nemanja Radivojevic, ose i njohur si “Gandi”. Gandi, i cili është anëtar i grupit terrorist në Banjskë, është sakaq i afërti i Vladimir Radivojevic, i njohur me njofkën “Mami”, që dyshohet se ka vrarë Afrim Bunjaku, oficeri i Kosovës.

Nuk dihet nëse “Gandi” ka qenë pjesë e vrasjes së policit të ndjerë, Afrim Bunjaku. Nga të arrestuarit, një prej zyrtarëve të sigurisë është dhe Jovan Milanovic, i cili mban gradën e kapitenit të klasit të parë, dhe ka qenë ish-gjeneral i inteligjencës ushtarake serbe.

SHKARKO APP