Arrestohen tre ish-luftëtarë të UÇK
Gjykata Speciale ka arrestuar tre ish luftëtarë të UÇK, përfshirë ish-shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Dhomat e Specializuara në Hagë, që veprojnë me ligje të Kosovës, nuk kanë komentuar ende rreth arrestimeve të raportuara. Bashkim Smakaj udhëhoqi AKI-në nga viti 2009 deri në vitin 2015, kur kishte dhënë dorëheqje pak pasi ishte emëruar për mandatin e tij të dytë. Nuk është e qartë se për çfarë akuzash mund të jetë arrestuar Smakaj nga Gjykata Speciale, e cila është ngritur për të gjykuar krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.