Arrestohet aktivisti i “Vetëvendosje”-s, Arbër Zaimi
Para pak çastesh, është arrestuar një aktivist i “Vetëvendosje”-s ka bërë të ditur kjo lëvizje përmes një postimi në Facebook.
“Policia e Kosovës, sapo arrestoi aktivistin e Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, vetëm për shkak se ka shtetësi të Republikës së Shqipërisë”, ka thënë “Vetëvendosje”.
Duke shtuar se “siç po duket, qeveria e Kosovës është e vendosur që të largojë nga Kosova secilin qytetar të Republikës së Shqipërisë dhe po aq e vendosur që të lehtësojë intervenimet e ndryshme, legale dhe ilegale të Serbisë”.
“Isa Mustafa në njërën anë e ka hapur Kosovën ekonomikisht dhe politikisht ndaj armikut tonë shekullor, Serbisë, kurse në anën tjetër përherë e më shumë po shfaq tendenca armiqësore ndaj Republikës së Shqipërisë.
Kjo përshtatet plotësisht me politikat e kryeministrit për të kthyer ndikimin e Serbisë brenda Kosovës.
Kjo qeveri që arreston opozitën, kërcënon gazetarët, deporton nga Kosova qytetarët e Republikës së Shqipërisë, është e papranueshme për qytetarët e Republikës sonë. Më 26 mars, masivisht do të dëshmojmë vullnetin tonë për ndërrimin e këtyre politikave që po e shkatërrojnë lirinë dhe demokracinë në Kosovë.
Ne i bëjmë thirrje shtetit shqiptar që të përfshihet në këto skandale dhe të ndikojë që qeveria e Kosovës të mos ndërmarrë veprime të tilla jodemokratike dhe absurde”, përfundon “Vetëvendosje”.