Arrestohet ish-kryeministri i Kosovës Haradinaj nga autoritetet franceze
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është dërguar në prokurorinë e qytetit të Mulhouse në Francë, pas ndalimit të tij nga autoritetet në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
“Ai është arrestuar nga policia kufitare me të zbritur nga avioni me të cilin ka ardhur nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, dhe i është paraqitur zyrës së prokurorit publik në Mulhouse”, ka raportuar gazeta e përditshme franceze “Le Figaro”, duke cituar agjencinë ndërkombëtare të lajmeve “Reuters”.
Një burim i drejtësisë i ka thënë Reutersit se Haradinaj gjendet në ndalim gjyqësor dhe se të enjten do të paraqitet para Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit të qytetit Colmar, Francë, në mënyrë që kërkesa për ekstradim të ekzaminohet nga dhoma e hetimeve.
Mediat botërore për arrestimin
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është dërguar në prokurorinë e qytetit të Mulhouse në Francë, pas ndalimit të tij nga autoritetet në pjesën franceze të aeroportit ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
“Ai është arrestuar nga policia kufitare me të zbritur nga avioni me të cilin ka ardhur nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, dhe i është paraqitur zyrës së prokurorit publik në Mulhouse”, ka raportuar gazeta e përditshme franceze “Le Figaro”, duke cituar agjencinë ndërkombëtare të lajmeve “Reuters”.
Një burim i drejtësisë i ka thënë Reutersit se Haradinaj gjendet në ndalim gjyqësor dhe se të enjten do të paraqitet para Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit të qytetit Colmar, Fran
Reagon Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi:
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas ndalimit që i është bërë Ramush Haradinajt në Francë. Thaçi në një status në Facebook ka thënë se ndalimi i Haradinjat është i dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafsh, në cilindo shtet të botës, vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë.
Ky është reagimi i plotë i Thaçit:
I dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafsh, është ndalimi i z. Haradinaj në cilindo shtet të botës, vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë.
I dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafsh, është ndalimi i z. Haradinaj në cilindo shtet të botës, vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë.
Ne pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jemi krenarë që kemi luftuar kundër ligjeve diskriminuese e kriminale të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ndërkaq drejtësinë tonë e vërtetoi edhe bota e lirë dhe demokratike kur ndërmori fushatën e bombardimit të caqeve serbe.
Haradinaj ishte në Francë gjatë kampionatit europian
“Zemrat dhe mendjet e shqiptarëve sonte janë në Lyon të Francës”, thoshte para 7 muajsh Haradinaj, teksa po shihte ndeshjen Francë-Shqipëri, në Lyon të Francës. Ndërkaq, muaj pas, mendjet e shqiptarëve janë drejt Francës përsëri, por duke menduar për arrestimin e tij.
Kreu i AAK’së ishte para 7 muajsh në Francë për të parë ndeshjen e Shqipërisë kundër Francës, por nuk ishte arrestuar. Ndërkaq, sot pas 7 muajsh, Haradinaj u ndal nga autoritetet franceze.
Madje, Haradinaj kishte postuar fotografi nga stadiumi i Lyonit, duke shprehur përkrahjen ndaj Kombëtares shqiptare. Ndërkohë, sot Haradinaj është ndalur nga policia e Francës, në bazë të një fletëarresti të Serbisë, që daton nga 2004’ta.
Për arrestimin e Haradinajt është reaguar zëshëm në Kosovë. Presidenti Thaçi e qeveria e Mustafës kanë reaguar, njëlloj siç kanë bërë edhe opozita dhe analistë kosovarë.
Ndryshe, Gazeta Metro ka raportuar që kreu i AAK’së do të lirohet së shpejti, pasi edhe vetë qeveria franceze e ka konsideruar si jokredibil fletëarrestin e Serbisë./gazetametro.net
Reagon publicisti Veton Surroi
Publicisti Veton Surroi ka reaguar pas ndalimit që i është bërë liderit të AAK’së, Ramush Haradinjat në Francë. Surroi në një status në Facebook ka thënë se fajtor për ketë janë politikanët e Kosovës që po i nënshtrohet interesave të Serbisë.
Ky është reagimi i plotë i Surroit:
Arrestimi i Ramush Haradinajt ,në bazë të urdhër arrestit të Serbisë, është produkt i një politike të Kosovës të nënshtrimit interesave të Serbisë, në tryezën e negociatave. Këtë nënshtrim e bën Kosova, ajo e çliruar edhe falë luftës së vet Ramush Haradinajt , tashmë prej kohësh e zaptuar prej krimit dhe korrupsionit.
Zeri i Amerikes për ndalimin e Haradinaj
Policia franceze ka ndaluar të mërkurën kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia.
Ministria e Drejtësisë dhe ajo e punëve të Jashtme të Kosovës konfirmuan njoftimin për arrestimin, por pa dhënë hollësi të tjera.
Zoti Haradinaj është ndaluar në pjesën franceze të aeroportit të Bazelit që shtrihet në Francën lindore dhe në Zvicër.
Qeveria e Kosovës tha në një komunikatë se “të gjitha dikasteret kompetente të saj po angazhohen me prioritet për sqarimin e shpejtë të rrethanave të ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e aktakuzave të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë“.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një komunikatë thekson se “një veprim i tillë është krejtësisht i padrejtë dhe i papranueshëm. U bëjmë thirrje autoriteteve franceze qe t’i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të Serbisë. Njëkohësisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndërpres çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër personaliteteve të Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Kjo nuk është hera e parë që zoti Hardainaj ndalohet në bazë të një urdhërarresti serb.
Në qershor të vitit 2015 ai u ndalua në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, derisa po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin.
Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, Interpol që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë për qytetarët e Kosovës. Kërkesat kishin pasuar disa raste të nëpër aeroporte të drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletarrestimeve të lëshuara nga Beogradi.
Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga një numër shtetesh që janë edhe pjesë e Interpolit e vështirëson shumë edhe bashkëpunimin e saj me këtë organizatë.
Ndalimi i tij zotit Haradinaj në Bazel, nxiti reagime të partive politike të cilat kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij dhe që komuniteti ndërkombëtar të ushtrojë trysni për heqjen e urdhër arrestimeve serbe.
Ramush Haradinaj, dy herë është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte në Gjykatën ndërkombëtare në Hagë.
Ai dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit më 8 mars të vitit 2005 për t’u dorëzuar vullnetarisht në gjykatën e Hagës, prokuroria e së cilës e akuzonte atë dhe dy bashkëluftëtarë të tij për krime lufte.
Procesi kundër zotit Haradinaj filloi më 5 mars të vitit 2007 dhe përfundoi në prill të vitit 2008 me pafajësinë e tij. Zoti Haradinaj u rikthye ne rigjykim të pjesshëm në korrik të vitit 2010, që ishte rasti i parë i atij lloji në veprimtarinë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.
Më 29 nëntor të vitit 2012 ai sërish u shpall i pafajshëm.
Ramush Haradinaj arrestohet nga policia franceze
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj u arrestua në aeroportin Bazel-Mulhouse. Arrestimi i tij u bë të merkurën në mbrëmje (04.01) nga policia franceze në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.
Lajmin për arrestimin e Ramush Haradinajt e konfirmoi Ministria e Punëve të Jjashtme e Kosovës, duke mos dhënë shumë detaje. “Ministria e Punëve të Jashtme është duke u marrë intensivisht me rastin e ndalimit të zotit Haradinaj. Ndalimi i tij nga autoritetet franceze është bazuar në një fletëarrest të Serbisë të vitit 2004, që për ne është i papranueshëm. MPJ ka nisur notat verbale nëpërmjet Ambasadës sonë në Paris dhe vetë ministri Hoxhaj është marrë personalisht për të shfrytëzuar të gjitha rrugët diplomatike që Haradinaj të lirohet sa më parë”, ka thënë Bashmir Xhemaj, shef i kabinetit të ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, në reagimin e saj thotë se “një veprim i tillë është krejtësisht i padrejtë dhe i papranueshëm”.
“U bëjmë thirrje autoriteteve franceze qe t’i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos e pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të Serbisë. Njëkohësisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndërpres çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër personaliteteve të Kosovës”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Nuk është hera e parë që Ramush Haradinaj, arrestohet në bazë të fletarresteve të lëshuara nga Serbia e që zbatohen nga Interpoli. Në qershor të vitit 2015 Haradinaj, u arrestua në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, kur po kthehej nga një vizitë zyrtare nga Gjermania. Kosova nuk është pjesë e Interpolit, mirëpo, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, vazhdimisht kanë kërkuar nga Interpoli që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë për qytetarët e Kosovës.
Ramush Haradinaj në vitin 2012 u shpall i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krime lufte në ish-Jugosllavi, për të gjitha akuzat që e ngarkonin atë. (Radio gjermane “DW”)